Nga Gjirokastra në Korçë, juglindja zgjohet me mjegull këtë të shtunë

Nga Rigels Malile dhe Artin halili
15 Nëntor 2025, 09:11 | Aktualitet

Nga Gjirokastra në Korçë, juglindja zgjohet me mjegull

Aksi nacional Gjirokastër-Tepelenë është përfshirë nga mjegulla mëngjesin e sotëm. Në kushte të tilla atmosferike drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur aksidentet, pasi edhe shikimi ka qenë tejet i kufizuar.

Policia rrugore u ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të cilët përdorin këtë aks të bëjnë kujdes gjate qarkullimit në këtë aks. Policia është në monitorim të gjithë aksit rrugor.

Nga Gjirokastra në Korçë, juglindja zgjohet me mjegull

Po kështu mëngjes me mjegull është këtë shtunë juglindja e vendit, ku nga Grabovica e Pogradecit deri në hyrje të qytetit të Korçës, rreth 30 km e këtij segmenti rrugor është i gjithi i përfshirë nga mjegulla.

Nga Gjirokastra në Korçë, juglindja zgjohet me mjegull

Për këtë arsye, drejtuesit e mjeteve kanë minimizuar shpejtësinë për shkak të mungesës së fushëpamjes ndërsa policia rrugore ka bërë thirrje për kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet e mundshme.

Nga Gjirokastra në Korçë, juglindja zgjohet me mjegull

Temperaturat në juglindje të vendit kanë shkelur deri në 0 gradë ditën e sotme ndërsa sinoptikanët kanë parashikuar një javë më shira të rrëmbyeshëm në ditët në vijim. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos