Pas Shkodrës, misër me aflatoksinë nga Serbia bllokohet edhe në Elbasan

Nga A2 CNN
14 Nëntor 2025, 16:28 | Aktualitet

Pas Shkodrës, misër me aflatoksinë nga Serbia bllokohet edhe

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 50 tonë misër të destinuar për ushqim blegtoral, pas dyshimeve për kontaminim me aflatoksinë B1, një substancë e rrezikshme për shëndetin e kafshëve dhe njerëzve.

Përgjegjësi i sektorit të ushqimit në AKU Elbasan, Firdus Kurti, u shpreh se dy ngarkesa me misër të importuar nga Serbia, kanë rezultuar pas analizave laboratorike me praninë e aflatoksinës B1.

“Kjo sasi është bllokuar në magazinën e subjektit”, tha Kurti, teksa shpjegoi se, “aktualisht, për 25 tonë misër inspektorët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë të tjera nga kjo sasi pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe kontrollet paraprake”.

AKU Elbasan ka intensifikuar kontrollet në të gjitha subjektet tregtare të këtyre produkteve ushqimore, me synim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos