SPAK paraqet provat shkresore, B eleri kundër! Avokatët: Po interpretojnë faktet

Nga Armand Bajrami
19 Dhjetor 2023, 17:24 | Aktualitet

Provat shkresore të SPAK-ut u bënë objekt debati në seancën e radhës ndaj Alfred Belerit në Gjykatën e Posaçme. Avokatët e Belerit kërkuan pavlefshmëri dhe papërdorshmëri për aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës dhe të autorizimeve të përgjimeve ambientale e fotografimit të fshehtë. Po ashtu, mbrojtësit pretenduan pavlefshmëri të përgjimeve.

Sipas SPAK, telefoni celular i Fredi Bejlerit nuk ishte kqyrur, pasi ai nuk kishte dhënë kodet e tij. Por, nga kqyrja e telefonit të të infiltruarit Arsen Rama, SPAK kishte provuar komunikimet mes të dyve. Prokurorët kanë qenë seleksionues, thanë avokatët, pasi kanë zbërthyer vetëm kontaktet e Arsen Ramës me Fredi Belerin dhe asnjë kontakt tjetër të ditës.

Ndërsa në telefonin e Pandeli Kokaveshit, SPAK kishte konstatuar një grup në aplikacionin WhatsApp me emrin “Himara ime je ti”. Në të kishte komunikime rreth ndihmesës së qytetarëve të ndryshëm të Himarës për sigurimin e letrave greke. Në një nga bisedat, sipas SPAK, Beleri i tërhiqte vëmendjen Kokaveshit, duke i thënë “Ç' janë këto biseda? Nga këto do digjesh ti”.

Avokatët e kundërshtuan, duke thënë se kjo nuk kishte lidhje me objektin e gjykimit. Prokurorët e SPAK pretenduan edhe kundërshti të Fredi Belerit në thëniet e tij në dy seanca të ndryshme gjyqësore. Zbardhja e deklarimeve ishte bërë nga SPAK, çka ngjalli reagimin e Belerit: “Mesa duket, prokuroria nuk ka besim tek veshët tuaj, ndaj i ka zbardhur vetë”. Ndërkohë që vetë gjykata saktësoi se zbardhjen e procesverbaleve gjyqësore e bën vetë gjykata. Në seancën e radhës do të pyeten dëshmitarët e parë të mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos