Sot seanca në GJKKO, SPAK paraqet provat shkresore, Beleri kundër! Avokatët: Agjentët e BKH po interpretojnë faktet

Nga Armand Bajrami
19 Dhjetor 2023, 17:13 | Aktualitet


Në seancën e radhës ndaj Alfred Belerit në Gjykatën e Posaçme u debatuan provat shkresore të SPAK. Përmes avokatëve të tij Beleri i konsideroi të pavlefshme dhe të pa përdorshme aktet e regjistrimit të hetimit nga Prokuroria e Vlorës.

"Është hetim për një vepër që s'është kompetencë e asaj prokurorie", thanë avokatët.

Po ashtu, mbrojtësit kërkuan pavlefshmëri të autorizimit për përgjimet ambientale, fotografimet e filmimet.

"Autorizimi për to është bërë para se të referohej vepra penale", tha avokati.

Përmes avokatëve Beleri pretendoi se SPAK nuk ka paraqitur akte që të provojnë pajisjen përgjuese, si është vendosur, cili është eksperti që ka bërë kalimin e materialit nga pajisja përgjuese.

Qëndrimi kundërshtues avokatët mbajtën edhe për transkiptet e përgjimit kur është dhënë shuma monetare për votat.

"Ka interpretim provash dhe faktesh nga agjentet e BKH", thanë avokatët.

Sipas SPAK, Fredi Beleri nuk ka pranuar të dorëzojë kodin e telefonit. Nisur nga ky fakt prokuroria nuk ka ekspertuar dot telefonin e tij, por te Arsen Rames (bashkëpunëtorit) ku janë gjetur thirrjet dhe komunikimet me te. Avokatët e Belerit thanë se SPAK ka bërë kqyrje të pjesshme të telefonit të Ramës, duke qenë seleksionues dhe nuk kanë zbardhur kontaktet e tjera të së njëjtës ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos