Ngordhin tre krerë, vendoset në karantinë ferma e bagëtive në Postribë

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazmend Janku
3 Qershor 2025, 13:37 | Aktualitet

Shërbimi Veterinar në Shkodër ka vendosur në karantinë një fermë të vogël bagëtish në fshatin Domen të Postribës, pasi janë konstatuar tre ngordhje të bagëtive të imta nga shkaqe ende të papërcaktuara nga ekspertët e fushës.

Shërbimi Veterinar u vu në lëvizje për rastin nga vetë pronari i fermës, shkruan A2 CNN. Nga ana tjetër, pronari i fermës së bagëtive pranon se dhitë i ka blerë të pa-matrikulluara dhe të paregjistruara, pasi i tillë është tregu. Ai shprehet se sëmundja mund të jetë përhapur edhe në ferma të tjera, por pronarët nuk tregojnë nga frika se mos hapet panik tek konsumatorët në prag të Kurban Bajramit.

Tregtimi dhe transportimi i bagëtive në përgjithësi është një shqetësim i përhershëm, ku edhe pse legjislacioni përcakton një sërë kriteresh dhe rregullash, thuajse asnjë nuk respektohet, veçanërisht në shitjet dhe transportimet brenda zonave të caktuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos