Sigurimi i banesave nga tërmetet, qeveria rikthen për konsultim publik një version të ri të projektligjit

Nga A2 CNN
23 Korrik 2025, 21:50 | Aktualitet

Sigurimi i banesave nga tërmetet, qeveria rikthen për konsultim publik

Qeveria shqiptare ka rikthyer sot në konsultim publik një version të ri të Projektligjit “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”. Pikat kryesore të këtij projektligji përfshijnë sigurimin e  detyrueshëm për çdo pronar banese, përfshihen banesat sociale me qira dhe pronat në proces legalizimi, ndërsa përjashtohen ndërtesat me materiale të dobëta.

“Sigurimi i detyrueshëm: Çdo pronar banese (për përdorim banimi ose tjetër), i cili duhet të lidhë një policë vjetore që mbulon dëmet strukturore nga tërmetet.

Subjekte të përfshira: Përfshihen edhe banesat sociale me qira dhe pronat në proces legalizimi. Përjashtohen ndërtesat me materiale të dobëta (qerpiç, druri, të përkohshme) 

Shërbimi i policës: Qëllimi është arkëtimi dhe pagesa e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet në mënyrë efektive dhe të shpejtë”, thuhet në versionin e ri të projektligjit.

Sipas Ministrisë së Financave hartimi i këtij projektligji mbështetet në përvojat e suksesshme të disa vendeve dhe ka si qëllim zvogëlimin e ndikimeve financiare, fiskale dhe ekonomike që mund të shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.

Ministria e Financave fton të gjitha palët e interesuara, që të marrin pjesë aktivisht me komentet e tyre, brenda një periudhe 1 mujore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos