Fermerët në Lushnje duket se kanë prekur fundin sa i takon çmimeve të produkteve bujqësore që prodhojnë vetë. Prej gati një muaji ato ankohen se çmimet me shumicë kanë rënë nën koston e prodhimit, dhe sikur të mos mjaftojë kjo nuk ka as blerje nga tregtarët.
“Trangulli, 15 kile, 2 mijë lekë të vjetra. Edhe kungulli po. Por e keqja është se nuk po shiten fare, por rrinë këtu në stok. Ja, vajti ora 10:00. Ne jemi këtu, dhe s’ka turp i zotit. As 100 lekë kilja. Edhe patëllxhani po ashtu., 3 mijë lekë arka, ka 10 kg, nuk e merr njeri.”
“Shumë pak shumë dobët është. Nuk e dimë pse ndodh kjo gjë. Çmimet janë të ulëta, jo të larta.”
Një tjetër prodhues dyshon se kjo situatë mund të ketë ardhur edhe si pasojë e futjes së produkteve bujqësore nga jashtë.
E ndërsa në tregun e shumicës në Lushnje fruta-perimet po mbeten stok me çmime qesharake, në tregjet e qyteteve këto produkte tregtohen minimalisht 4-5 fishin më shtrenjtëp ër konsumatorët. (A2 Televizion)