VIDEO/ Delfinët mahnitin turistët në Gjirin e Gramës

Nga Edi Ruçi
20 Qershor 2025, 13:03 | Aktualitet

VIDEO/ Delfinët mahnitin turistët në Gjirin e Gramës

Gjiri i Vlorës vijon të dhurojë pamje të rralla dhe të paharrueshme për pushuesit, ku natyra shpesh ofron surpriza të jashtëzakonshme.

Këtë herë, protagonistë u bënë disa delfinë, të cilët shoqëruan një prej skafeve turistike që po lëvizte drejt Gjirit të Gramës. Fillimisht, vetëm një delfin iu afrua skafit, duke notuar pranë tij, por shumë shpejt iu bashkuan edhe të tjerë, shkruan A2 CNN.

Turistët në bord përjetuan një moment të veçantë, teksa delfinët filluan të luanin rreth skafit dhe të lëviznin në harmoni me valët, shumë pranë mjetit lundrues. Pamjet janë përshkruar si “magjike” nga vetë pushuesit, të cilët kanë filmuar dhe ndarë momentin në rrjetet sociale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos