Nuk keni vendosur ende universitetin ku do të studioni? Gati portal U-Albania, ja për çfarë shërben

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 15:15 | Aktualitet

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë.

Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali u-albania. Në këtë platform kanidatët për studentë do të gjejnë të gjitha informacionet dhe ofertat e reja akademike nga shkollat e larta, shkruan A2 CNN.

Brenda 6 ditësh do të duhet të përzgjedhin 10 degë për studimet e larta. Në 10 vjet të funksionimit të portalit U-Albania, drejtori i Rrjetit Akademik, Arjan Xhelaj tregon rrugën se si duhet të veprojnë maturantët në formularin A2.

Por çfarë ndodh me aplikimin nëse të rinjtë janë me pushime apo jashtë të vendit? Në formularin A të rinjtë kanë mundësi të aplikojnë deri në 10 degë. Por çfarë këshillojnë specialistët për ta? Pas procesit të aplikimit në formularin A2, universitetet përpunojnë të dhënat e maturantëve duke shtuar edhe rezultatet e konkursve për ato dege që i aplikojnë.

Në fund të gushtit nis shpallja e kandidateve fitues për të nisur më pas regjistrimet siaps raundeve në 40 institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos