Paralajmërimi i ekspertit: Salmonela, më kërcënuese për jetën e fëmijëve dhe të moshuarve

Nga A2 CNN
21 Prill 2026, 09:30 | Aktualitet

Kapllan Sulaj, dekan i Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, u shpreh se salmonella është më kërcënuese për jetën e fëmijëve dhe grupmoshave të mëdha.

“Mekanizmi i veprimit të salmonelave në organizëm i përket dy aspekteve kryesore. Një që është veprimi i bakterit mbi qelizat e zorrëve kryesisht dhe te aparati i tretës, i cili bën të mundur që të shkaktohet që quhet paratifo dhe tifo e zorrëve, e cila bën dëmtime serioze deri në dëmtimin gjeneral të mukozës. Dhimbjet e forta të barkut janë shenjat kryesore. temperatura e lartë, dëmtohet mukoza, fillojnë jashtëqitjet me hemorragji, temperatura shkon 39-40 gradë, shpesh edhe 41 gradë. Duhet ndërhyrje urgjente e shërbimeve mjekësore, të cilët konsistojnë kryesisht në mjekimet me antibiotik me spektër të gjerë”, tha fillimisht Sulaj, i ftuar në studion e "Dita Jonë" nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN.

“Burimet kryesore të kontaminimit me salmonelë janë kryesisht mishi i pulës dhe vezët. Por, infeksionet e tjera mund të jenë mishra të llojeve të ndryshme, të gjedhit, të derrit, qumështi, peshku… Kjo s'do të thotë që edhe produktet e tjera, perimet dhe frutat, kur ato kontaminohen kryesisht me jashtëqitjet e shpendëve dhe të kafshëve të tjera. Ata që kanë imunitet të konsoliduar e kalojnë më lehtë infeksionin. Por, fëmijët, grupmoshat e mëdha janë më sensibël dhe më të ndjeshëm ndaj salmonelave dhe kalojnë gjendje të vështirë, madje edhe kërcënuese për jetën. Sepse prania e infeksionit salmonar mund të çojë në një fëmijë të vogël në një dehidratim të plotë të tij, madje dhe dëmtime në shumë organe jetësore të organizmit. Është një infeksion që zgjat dhe unë dua të theksoj që nga momenti i shfaqjes së tij personat që janë kontaminuar janë mbartës të infeksionit për disa muaj”, shtoi Kapllan Sulaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos