Mungon shërbimi urban në Gjirokastër, Bashkia harron banorët e lagjes Cfakë

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
20 Prill 2026, 11:25 | Aktualitet

Në mungesë të shërbimit urban, banorë të lagjes Cfakë në Gjirokastër prej disa muajsh ndihen si të izoluar. Në mënyrë të veçantë personat e moshuar dhe ato me probleme shëndetësore e kanë mjaft të vështirë të lëvizin, ndërsa e kanë të pamundur ekonomikisht të përballojnë shpenzimet e taksive.

Prej më shumë se katër muajsh banorë të lagjes Cfakë në Gjirokastër janë pa shërbim të transportit urban. Kjo mungesë ka vështirësuar së tepërmi jetën e tyre të përditshme veçanërisht të personave të moshuar dhe atyre me probleme shëndetësore ose me aftësi ndryshe.

Në lidhje me këtë problematikë bashkia e Gjirokastrës ende nuk ka një reagim zyrtar dhe aq më pak që të zgjidhe situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos