Flet eksperti, zonat më problematike për zjarrfikësit në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
20 Prill 2026, 15:05 | Aktualitet

Vështirësia e mjeteve zjarrfikëse për të arritur në vatrat e zjarreve nuk është vetëm në lagjet e Tiranës. Edhe në Durrës, intensiteti i ndërtimeve e bën në disa zona thuajse të pamundur futjen e mjeteve zjarrfikëse. Eksperti zjarrfikës tregon disa nga zonat më problematike për ndërhyrjen e tyre në Durrës.

“Ndërtimet e shumta dhe të shpeshta kanë bërë pengimin ose mënyrën jo të rregull të funksionimit të mjeteve zjarrfikës apo ndihmës së shpejtë”, thotë për A2 CNN Fatmir Tare, ekspert zjarrfikës. “Rruga e Currilave, Porto Romano, në disa zona vështirësohet shumë lëvizja e mjeteve”.

Sikur të mos mjaftonin rrugicat e ngushta, edhe parkimet vend e pa vend rrisin shkallën e vështirësisë së depërtimit të mjeteve zjarrfikëse.

Përveç masave që duhen marrë nga pushteti lokal dhe ndërgjegjësimit të vetë popullatës, edhe repartet zjarrfikëse, në kushtet e sotme, duhet të pajisen me mjete motorike më të përshtatshme, për të pasur mundësi të afrohen sa më pranë zonave që kanë nevojë për ndërhyrje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos