Respektimi i të drejtave të punëtorëve, rritja e pagave, zbatimi i kontratës kolektive, aplikim i statusit të naftëtarit dhe përmirësim i kushteve të punës, ishin kompleksi i kërkesave të dhjetëra punonjësve të Bankers Petroleum, të cilët kanë shfrytëzuar pushimin e drekës për të protestuar në lidhje me plotësimin e këtyre kërkesave.
Protesta e tyre u mbështet edhe nga sindikata e sektorit të hidrokarbureve.
Organizatorët kanë pohuar se nëse zëri i punonjësve nuk do të dëgjohet atëherë protesta e sotme do të jetë vetëm fillimi i një rruge të re drejt protestave që do të përshkallëzohen deri në grevë dhe pezullim të aktivitetit. (A2 Televizion)