Kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh urimi në rrjetet sociale me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezën.
Kreu i qeverisë mes rreshtash shkruan se Nënë Tereza ishte një grua e shenjtë me trup të vogël por me shpirt sa vetë bota.
“Me këtë foto të Shën Terezës, gruas së shenjtë me trup të vogël e me shpirtin sa vetë bota, ju uroj në këtë ditë të shenjtërimit të saj mbarësi e shëndet të mirë”, shkruan Edi Rama. (A2 Televizion)