Parashikimi i motit për sot nga Tanja Porja: Mëngjes i freskët, temperatura të larta gjatë ditës

Nga A2 CNN
5 Shtator 2025, 10:41 | Aktualitet

Meteorologia Tanja Porja është shprehur se mëngjesi i ditës së sotme ka qenë i freskët, por temperaturat do të rriten gjatë ditës.

Në emisionin ‘Dita Jonë’ në A2 CNN, Porja tha se Puka dhe Erseka do të jenë zonat më të freskëta në vend, ndërsa Elbasani më i nxehti.

Ajo shtoi gjithashtu se vranësirat do të jenë kalimtare, kryesisht në zonat veriore dhe lindore të vendit, por edhe në zonat qëndore.

“Dita e sotme do të vijojë me diell. Ngjiten maksimumet e temperaturave me rreth 2 gradë. 10 gradë shënon termometri në zonat malore, ndërsa në zonat qëndrore rreth 20 gradë. Puka dhe Erseka do të jenë më të freskëtat gjatë ditës së sotme.

Vranësiat shtohen kryesisht në skajin verior dhe zonat lindore, por edhe në zonat qëndrore. Në vijën bregdetare temperaturat do të qëndrojnë në 31 gradë celcius. Elbasani do të ketë edhe maksimumin me 35 gradë celcius”, tha mes të tjerash meteorologia Porja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos