Vlora tashmë po preferohet edhe për sportet e adrenalinës. Kushtet e përshtatshme atmosferike, afërsia e maleve me detin dhe qytetin ka bërë që grupe parashutistësh nga vende të ndryshme të Evropën të vijnë posaçërisht për të ushtruar këtë sport. Kamera e A2 CNN ka intervistuar disa prej tyre që vinin për herë në parë në Vlorë.
“Unë u hodha sot. Qyteti ishte i mrekullueshëm nga qielli. Unë jam nga Gjeneva e Zvicrës dhe vij për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri gjithashtu. Këtu më pëlqen më shumë deti. Qyteti është i bukur. Ndoshta rikthehem sërish”.
“Unë vij nga Zvicra. Është hera e parë që vij në Vlorë. Duket sikur qyteti po ndryshon shumë shpejtë. Po ndërtohen me shpejtësi godina dhe gjëra të reja. Më pëlqen Vlora kur hidhem pasi është një det i madh dhe ke pamje të mrekullueshme kur hidhesh. Me shumë mundësi do të kthehem këtu prap".
“Unë vij nga Franca. Në Vlorë është viti i dytë që vij dhe sinqerisht do të vij sërish. Qyteti është i bukur dhe është shume bukur të hidhesh këtu. Në Marsejë është një mot me erë të fortë dhe ne nuk mund të fluturojmë, prandaj ne erdhëm këtu”.
"Unë jam nga Zvicra. Është hera e parë që hidhem me parashutë në Vlorë. Më parë ishim për hedhje në Berat dhe ai qytet ishte i mrekullueshëm. Këtu është një qytet më i madh. Dua qe te vizitoj sa me shume shtete dhe te fluturoj. Por këto po më pëlqen shumë, pasi edhe njerëzit janë tepër të mirë".
Grupet me parashutistë hidhen jo vetëm nga mali i Shashicës ne Vlore, por edhe nga maja e Llogorasë në drejtim të Dhërmiut, si dhe nga pika të ndryshme në qytet. (A2 Televizion)