Largohet nga banesa ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Nga A2 CNN
31 Maj 2025, 13:28 | Aktualitet

Largohet nga banesa ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon

Familjarët e Mark Gjon Caka, banor i lagjes 16 Durrës, kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij. Ai është larguar nga banesa që nga dita e djeshme, rreth orës 15:00, dhe nuk gjendet.

Ish-ushtaraku 79-vjeçar vuan nga skleroza dhe bashkëshortja përveç ndihmës së policisë kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

Nëse kanë informacion ose e shohin të telefonojnë në nr. 0694896933, ose të njoftojnë në polici.

Largohet nga banesa ish-ushtaraku me sklerozë, familja kërkon (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos