Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
31 Maj 2025, 10:21 | Aktualitet

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë, që frekuentojnë burimet termale natyrale në zonën e Treganit vetëm 12 km larg Elbasanit.

Efektet që këto ujëra termalë japin tek vizitorët, ka bërë që turizmi kurativ në këtë zonë të rritet ndjeshëm dhe aktualisht numërojnë mbi 7 mijë persona që vizitojnë hotelet në zonën e Llixhave.

Përveç efektit kurativ, kushtet dhe natyrisht çmimet e kanë bërë këtë zonë mjaft të preferuar.

Përveç vizitorëve vendas, llixhat e Elbasanit janë mjaft të njohura dhe njëkohësisht të frekuentuara rregullisht edhe nga shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe Malit të Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos