Helmimi i 17 fëmijëve në kopshtin e Gramshit rezulton se ka ndodhur për shkak të konsumimit të vezëve me salmonelë. Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Vetinerarisë konfirmon pas analizave praninë e lartë të salmonelës te vezët.
Mbetet ende për t’u verifikuar nëse kontaminimi i vezëve ka ndodhur në pularinë e Shkodrës, ku merrej furnizimi, apo nga kompania shpërndarëse e ushqimit, e cila mund të mos ketë ruajtur në kushtet e duhura vezët që konsumuan fëmijët kopshtit nr. 1 në Gramsh. Kontrolli i këtij zinxhiri duhet të kryhet nga AKU.
Ndërkohë, një ditë më parë nga analizat zyrtare të AKU-së për produktet e tjera, rezultoi se mishi dhe qumështi nuk ishin të kontaminuar me salmonelë.
Thuajse të gjithë fëmijët e kopshtit numër 1 në Gramsh, u helmuan pak ditë me parë, pasi konsumuan ushqim në kopsht duke përfunduar në spital. Kjo situatë solli alarmim të prindërve, të cilët kërkojnë kontrolle dhe standarde në kopshtet publike për fëmijët e tyre. (A2 Televizion)