Numri i fëmijëve që paraqiten çdo ditë pranë urgjencës pediatrike të Elbasanit vijon të jetë i lartë. Madje edhe shtrimet në pavione kanë qenë në shifra të konsiderueshme.
Shefja e pediatrisë, tregon simptomat, që vijnë sa nga luhatjet e temperaturave të ndërthurura me virozat dhe alergjitë e stinës
Higjiena, kujdesi në veshje dhe natyrisht ushqyerja e shëndetshme dhe përdorimi i sa më shumë lëngjeve natyrale janë këshillat që mjekët japin për prindërit e fëmijëve që shfaqin simptoma në këtë periudhë. (A2 Televizion)