Këtë mëngjes të shtune, pas orëve të tëra të motit të keq, edhe pse tashmë në temperatura të ulëta, në Vlorë është rikthyer dielli, por deti vijon të jetë i trazuar.
Era e fortë bregdetare me shpejtësi 25 metër për sekond ka shkaktuar edhe në gji një forcë deti deri në 6 ballë duke shkaktuar dallgë, të cilat përplasen në bregdetin shkëmbor të detit Jon duke dhuruar një spektakël më vete. (A2 Televizion)