Pengoi një vendim gjykate, GJKKO kalon në gjykim ish-kryebashkiakun e Shkodrës

Nga Armand Bajrami
2 Prill 2025, 16:16 | Aktualitet

Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Shkodërs, Bardh Spahia. Ish-zyrtari i lartë vendor do të gjykohet për “pengim të ekzekutimit të vendimi të gjykatës”. Spahia mbajti qëndrim mohues ndaj akuzës, ndërsa jashtë gjykatës tha se kallëzimi kundër tij ishte imotivuar politikisht.

Bardh Spahia është ish-kryebashkiaku i radhës që do të ulet të bankën e të pandehurve në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë pranoi të mërkurën të kalojë për gjykim çështjen penale, ku Spahia akuzohet për veprën penale “pengim të ekzekutimit të vendimit të gjykatës”.

Në seancën paraprake, Spahia nuk bëri kërkesë për gjykim të shkurtuar, ndërsa mbajti qëndrim mohues ndaj akuzës së ngritur nga SPAK.  

“Sigurisht që nuk qëndron aspak. Në gjithë veprimtarinë time si kryetar i Bashkisë Shkodër kam pasur udhërrëfyes vetëm zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave të bashkëqytetarëve të Shkodrës”, tha ish-kryebashkiaku i Shkodrës. 

Sipas Spahisë, aktualisht kandidat në listat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, kallëzimi ndaj tij ishte përgatitur në zyrat e Partisë Socialiste, për ta përdorur politik ishte në një kohë fushate elektorale.

Në dosjen e dërguar për gjykim SPAK pretendon se Spahia, si drejtuesi Bashkisë Shkodër ka larguar nga puna administratorin e Ujësjellës Kanalizime, Mark Molla në vitin 2022 dhe ka emëruar një tjetër person në atë pozicion.

Molla ka bërë padi në gjykatë, e cila ka pezulluar efektin e urdhrave të Spahisë deri në shqyrtimin e çështjes në themel. Sipas SPAK, edhe pse pa pasur dijeni për vendimin e gjykatës, Spahia ka vendosur sërish shkarkimin e Mollës, duke penguar kështu ekzekutimin e vendimit të gjykatës.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos