Liqeni i Kukësit po tërheq gjithnjë e më shumë peshkatarë amatorë nga Kosova.
Brigjet e këtij liqeni këto ditë janë pushtuar nga dhjetëra peshkatarë të Shoqatës së Peshkatarëve Sportivë të Ferizaj.
Natyra dhe shumëllojshmëria e peshqve janë arsyet pse ata zgjedhin këtë liqen.
Por ndotja nga mbeturinat që hidhen në liqen, kanë shkaktuar keqardhje, ndaj Naim Behluli bën thirrje për ndërgjegjësim.
Pavarësisht vendosjes se rrjetave në grykëderdhjen e lumit Drin për te penguar ardhjen e mbeturinave nga Kosova drejt Shqipërisë, ndotja e liqenit te Fierzës vazhdon të jetë problem, duke sjellë jo vetëm dëme ekologjike por edhe një pamje jo të mirë për vizitorët. (A2 Televizion)