Kanë dalë pamjet ku 40 të emigrantët e depërtuar zbresin nga anija ‘Libra’ në Portin e Shëngjinit.
Anija italiane Libra, me 40 emigrantë në bord, ka mbërritur më herët sot në Portin e Shëngjinit, shkruan A2 CNN. Pas zbarkimit të emigrantëve, anija do t’i dhurohet shtetit shqiptar.
Anija u nis nga Brindisi mëngjesin e te premtes. Të 40 emigrantët do të vendosen në kampin e Gjadrit, i cili me dekret të qeverisë italiane është kthyer në Qendër Paraburgimi për Riatdhesim.
Bëhet fjalë për shtetas të kombësive të ndryshme, të mbërritur në Brindizi ditët e fundit dhe për të cilët qeveria italiane ka rregulluar procedurën e transferimit në objektin e ndërtuar prej tyre në Shqipëri.
Vendimi erdhi pas miratimit të dekretit të 28 marsit, i cili lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të kapur në det, por edhe të emigrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar pranuar qëndrimin e tyre në këtë qendër.
(A2 Televizion)