"Udha e kryqit" në Shkodër, nis java e madhe e Pashkëve

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 16:48 | Aktualitet

Besimtarët katolikë në Shkodër  kanë ndjekur rrugëtimin e “Udhës e Kryqit” që simbolizon vuajtjet e Jezus Krishtit para ringjalljës së tij . Ky rit fetar është zhvilluar nga fshati i Paqes përgjatë malit të Taraboshit.

Arqipeshkvi i Shkodrës u shpreh se ky ritual në kohën e kreshmës sjell bashkimin mes besimtarëve.

Famullitari i famullisë “Zoja e Shkodrës” dom Vlash Palaj tha se Shqipëria përballet ende me mentalitetin e të fortëve famëkeq, të pasurve dhe njerëzve të pushtetshëm.

Ai tha se emigrimi masiv është  një plagë sociale që nuk po gjen zgjidhje.

Besimtarët tregojnë se Udha e Kryqit është një moment shprese dhe lutje për familjet e të afërmit e tyre. Me lutje dhe këngë fetare besimtarët katolik përkujtuan mundimet e Jezusit në 14 ndalesat e Udhës së Kryqit në malin e Taraboshit në Shkodër.

Ky ritual kremtohet që prej vitit 1998 para festës së Pashkës e cila shënon ngjalljen Jezusit dhe fitoren e jetës mbi vdekjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos