Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind deri në fund të vitit. Ky parashikim është 0.2 për qind më i ulët nga vlerësimi i mëhershëm, ai i tetorit 2025 për zgjerimin e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit.

“Mbetet një shifër relativisht e mirë për tu vlerësuar nga ana e zhvillimit, megjithëse larg asaj rrije që do të përkthehej në më shumë mirëqenie për qytetarët”, thotë eksperti Elvin Meka.
Me ulje prej 2 pikë përqindje është rishikuar dhe pritshmëria për vitin 2027, nga 3.4 për qind që ishte vlerësimi fillestar, në 3.2 për qind në vlerësimin e ri.
“Shifra pre 3.2 për qind është i vetmi lajm pozitiv, pasi po të lexojmë me rreshtash, rritja nuk vjen nga të gjithë sektorët, por vetëm nga 2 sektorë që janë turizmi dhe ndërtimi”, u shpreh eksperti.
Pritshmëritë e “fondit” janë thuajse në të njëjtën linjë edhe me vlerësimin e fundit të bërë nga Banka Botërore. Më optimiste janë qeveria, bashkë me Ministrinë e Financave dhe pret që ekonomia të rritet në rreth 4 për qind.
“Gjithsesi kjo mbetet një shifër e pamjaftueshme për të sjellë më shumë mirëqenie te qytetarët. Për të pasur më shumë të ardhura shqiptarët, duket që rritja ekonomike të jetë mbi 5 për qind”, theksoi Meka.
Në vlerësimin që i është bërë ekonomive të Ballkanit Perëndimor nga FMN, rritjen më të lartë thuhet se do e ketë Kosova, ndjekur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, për të vijuar me Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën.
(A2 Televizion)