Bie me mbi 10% çmimi i naftës, pasi Irani garantoi kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit

Nga A2 CNN
17 Prill 2026, 16:37 | Ekonomi

Bie me mbi 10% çmimi i naftës, pasi Irani garantoi kalimin e

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar një rënie të ndjeshme me mbi 10 për qind, pas deklaratës së Iranit se kalimi i anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë plotësisht i hapur gjatë periudhës së armëpushimit në Liban.

Kjo ka zbutur frikën e tregjeve për ndërprerje të furnizimit në një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës.

Aktualisht, nafta e papërpunuar bruto në bursë po tregtohet rreth nivelit prej 89 dollarë për fuçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos