Ish-oficeri i policisë, Arbend Drishti, ka zbuluar për emisionin “Dita Jonë” në A2CNN të tjera detaje në lidhje me ngjarjen që tronditi sigurinë në Amerikë, ku tentua një atentat ndaj Presidentit Donald Trump. Drishti zbuloi ndër të tjera se “permietri s’ka qenë i sigurt”.
Megjithatë ai vuri në dukje se Shërbimi Sekret e ka kryer detyrën siç duhet dhe bëhet fjalë për ngjarje që nuk mund të parandalohen në masën 100 për qind.
“Këto raste janë shumë e vështirë për të pasur një siguri 100 për qind. Ti mund të jesh i trajnuar gjithë jetën, por ndonjëherë ndodhin gjërat si në këtë rast. Shërbimet e Shërbimit Sekret kanë qenë shumë të shpejtë, dhe e kanë kryer detyrën tamam, e kanë kapur zotninë para se të hyjë në sallën kryesore. Ky ka ardhur me vrap. E kanë kapur dhe e kanë hedhur në tokë, para se të hynte brenda në sallë. Kryesorja ka qenë të mos hynte në sallë. Ky historia s’ka historik krimesh dhe e ka pasur pushkën të ligjshme”, tha Drishti.
(A2 Televizion)