Po shkonin ekskursion në Zvërnec, batohet anës rrugës autobusi me nxënës nga Tirana

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
26 Prill 2026, 13:07 | Aktualitet

Ekskursioni i disa nxënësve nga Tirana pati një të papritur të pakëndshme teksa autobusi me të cilin udhëtonin doli nga rruga duke u batuar në anë të saj në afërsi të Zvërnecit, shkruan A2 CNN.

Për shkak të batimit, dera e autobusit u bllokua dhe u kërkua ndihma e zjarrfikësve të Vlorës për të mundësuar hapjen e dyerve dhe nxjerrjen e nxënësve jashtë mjetit të bllokuar.

Në lidhje më këtë operacion është prononcuar edhe shefi i zjarrfikësve të Vlorës, Luan Kapaj, përcjell A2 CNN.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se rruga e ngushtë dhe tentativa për t’u shkëmbyer me mjete të tjera ka sjellë edhe batimin e autobusit.

Gjithsesi policia ka nisur verifikimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos