“Nuk janë kontrolluar valixhet”, ish-oficeri flet për të shtënat në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
27 Prill 2026, 08:25 | Aktualitet
 

Ish-oficeri i policisë, Arbend Drishti, ka komentuar atentatin e dështuar ndaj Presidentit amerikan Donald Trump gjatë një interviste në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, duke theksuar se, pavarësisht masave të larta, ka pasur disa mangësi në siguri.

Sipas Drishtit, organizimi i sigurisë në tërësi ka qenë i mirë, por nuk janë kontrolluar valixhet gjatë qëndrimit të agresorit në hotel. Ish-oficeri thotë se autori i dyshuar e ka pasur të lehtë të fshehë armën dhe të kryejë montimin e saj. 

Për mua ka qenë shumë siguri e mirë. Ka pasur disa probleme të vogla, si psh. Kur ka ardhur ky zotnia në hotel, ka ardhur të premten dhe nuk kanë kontrolluar valixhet. Nuk i kanë kontrolluar fare valixhet. Ky zotnia ka ardhur nga Kalifornia me tren, prej andej ka shkuar në Çikago dhe mandej në Uashington. E ka pasur më kollaj për të fshehur pushkët. Kur ka ardhur në hotel para se të hynte në dhomë, ka montuar armën. Ka mundur të shkojë në një dhomë që ka qenë e hapur, ka montuar armën, ka provuar të hyjë në sallë. E kanë kapur, e kanë hedhur në tokë, dhe e kanë arrestuar”, tha Drishti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos