Përkeqësohet moti, reshje shiu dhe dëbore në qarkun e Kukësit

Nga Ervin Mehmeti
6 Prill 2025, 16:45 | Aktualitet

Qarku i Kukësit këtë të diel është përfshirë nga reshjet e shiut në zonat e ulëta, ndërsa në zonat e larta malore nga reshjet e bores.

Reshje bore ka në segmentin Fushë Dukagjin-Tuneli i Kalimashit në rrugën e kombit. Lëvizja e mjeteve bëhet normalisht, ndërsa mjetet borëpastruese janë në rrugë për largimin e borës dhe monitorimin e rrugës.

Segmenti tjetër i rrugës së kombit Fushë Dukagjin-Morinë është në ndikimin e reshjeve të shiut, ndërsa qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht ndonëse duhet të kenë kujdes për shkak të lagështisë në rrugë.

Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht, ndonëse nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve. Firmat mirëmbajtëse po punojnë për largimin dhe pastrimin e akseve me problematike. Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk njoftohet për ndonjë problematikë emergjente te banoret. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos