Të miturit në konflikt me ligjin është një fenomen që është kthyer në një problematikë serioze për shoqërinë tonë. Rastet kur të miturit bëhen objekt i veprimeve proceduriale penale si nga policia ashtu edhe nga prokuroria e Elbasanit nga viti në vit janë në rritje dhe një nga këto shkelje që kryhen nga të miturit është përdorimi dhe mbajtja për shpërndarje e lëndëve narkotike.
Specialistja për hetimin e narkotikëve në drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit rendit disa faktorë që sipas analizës policore shtyjnë të miturit drejt aktivitetit të paligjshme me narkotikët.
Prokuroria është hallka tjetër që krahas procedurës ligjore duhet të kujdeset për rehabilitimit të miturit në konflikt me ligjin. Dhe për të arritur këtë, oficerja e policisë gjyqësore shprehet se ligji për të miturit është i mirë por duhet më tepër ndërgjegjësim nga subjektet që e zbatojnë.
Ndërsa për gjyqtarin e Gjykatë së Elbasanit rastet e minorenëve përsëritës tregon se problematika është komplekse dhe se nuk është infrastruktura e nevojshme që duhet të shërbejë për edukimin dhe rehabilitimin e minorenëve.
Familja dhe shoqëria të ndërthurura me ligjet dhe institucionet shikohen si miksimi delikat që mund të frenojë fenomenet negative të minorenëve në shoqërinë tonë. (A2 Televizion)