Një vatër zjarri e cila përbënë rrezik këtë të shtunë në rrethin e Vlorës është ajo e Selenicës. Zjarri që nisi dy ditë më parë në fshatin Pllocë ka kaluar shpatin e malit dhe është përhapur në fshatrat Velcë dhe Ramicë, ndërsa tashmë pasi ka djegur sipërfaqe të mëdha toke në disa fshatra ka përfunduar në fshatrat Verbas dhe Matogjinë.
A2 CNN raporton se aty ka rrezik edhe për banesa në zonë megjithëse zjarri ndodhet larg banesave. Për shkak të rrezikut të kësaj vatre aty kanë shkuar sot forcat e ushtrisë që po luftojnë me flakët. Jo vetëm kaq, por nga ajri po veprojnë edhe helikopter Couger që po hedhin ujë nga ajri për ta shuar. (A2 Televizion)