Situata nga zjarret në Delvinë të Vlorës është tashmë drejt normalizimit. Nga një komunikim nga shtabi i emergjencave civile në prefekturën e qarkut bëhet me dije se sot në Delvinë është vetëm një vatër aktive ajo në Palavli. Zjarri aty po vazhdon, por në pjesën e shpatit të malit dhe në majë si dhe një vatër e vogël, raporton A2 CNN.
Besohet se edhe në Palavli situata do vendoset sot në kontroll. Gjithashtu në terren janë forcat zjarrfikëse nga Delvina, Saranda, Gjirokastra që po punojnë për të shuar flakët.
Dy helikopterët Couger janë larguar nga Delvina Momentalisht konfirmohet se nuk ka rrezik për banesa apo jetë njerëzish.
Ndërkaq është shuar totalisht vatra e zjarrit në majën e malit Dukat e cila prej 8 ditësh rrezikonte parkun kombëtar të Llogorasë. Sot po shkon drejt shuarjes një vatër zjarri pranë fshatit. Nëse sot nuk do të ketë erë të fortë bregdetare edhe kjo vatër zjarri pritet të vendoset nën kontroll.
Ndërkohë në rang vendi dronët Bajraktar kanë nisur monitorimet nga ajri në vatrat aktive. Lajmin e konfirmon Pirro Vëngu ministër i mbrojtjes në një postim në facebook.
“Që në orët e para të mëngjesit dronët Bayrakatar TB2 të Forca Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut. Ekuipazhet dhe efektivët tanë në terren në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”, thuhet në postimin e ministrit të Mbrojtjes. (A2 Televizion)