Përmbyten disa rrugë në Vlorë, prezencë uji edhe në oborrin e banesave

Nga Edi Ruçi
12 Janar 2025, 18:27 | Aktualitet

Përmbyten disa rrugë në Vlorë, prezencë uji edhe

Reshjet e shiut të rëna në Vlorë përgjatë gjithë ditës, por edhe mbrëmjes të se shtunës kanë bërë që në shumë segmente rrugore të qytetit të ketë prezencë të shtuar të ujit.

Disa akse, ndër vite problematike, shihen në këto momente nën ujë. Më problematike situata në zonën “Albano dhe Romina”, rrugën Kosova dhe zonën pran bibliotekës se Vlorës, shkruan A2 CNN.

Në zonën e Kumes ka prezencë të shtuar të ujit në oborre të banesave dhe në hyrje të tyre për shkak të ujit të ardhur edhe nga kanali kullues.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos