Përshtatja me tregun, kultivimi i luleve, shpëtimi ekonomik i fermerit

Nga Elitjona Doko
10 Dhjetor 2025, 15:11 | Aktualitet

Në Perlat të Durrësit, mes tokave të njohura prej dekadash për grurë dhe misër, po shfaqet një realitet i ri bujqësor, kultura të reja bujqësore si lulet, dëshmi se bujqësia shqiptare duhet të ndryshojë drejt një diversifikimi të detyruar nga tregu dhe koha.

Bujari tregon se puna nuk është e lehtë por përballë sfidave të tregut, është më e qëndrueshme se të mbash tokën bosh. Megjithatë, sfida më e madhe duket se nuk është prodhimi, por vazhdimësia. Rinia nuk e preferon bujqësinë. Shumë të rinj kërkojnë punë në qytet, të tjerë largohen jashtë. Fshati po mbetet në duart e brezit të mesëm dhe atij të vjetër.

Gjithsesi prirje të reja, si serat e luleve apo kultura të tjera, tregojnë se bujqësia shqiptare ka ende hapësirë për të qenë fitimprurëse, natyrisht edhe me mbështetjen dhe orientimin e strukturave të posaçme shtetërore për bujqësinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos