Pishat e dëmtuara rrëzohen në rrugë, Pylli i Sodës i rrezikshëm për kalimin me automjete

Nga Edi Ruçi
18 Tetor 2025, 11:06 | Aktualitet

Pishat e dëmtuara rrëzohen në rrugë, Pylli i Sodës i

Pylli i Sodës është kthyer tashmë i rrezikshëm për të qarkulluar me automjet. A2 CNN raporton se kjo gjë është për shkak të pemëve të llojit pishë, të dëmtuara ndër vite të cilat rrëzohen përtokë nga momenti në moment.

Një tjetër rast ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune, ku një pishë ka rënë në segmentin rrugor që lidh Vlorën me Nartën dhe Zvërnecin.

Pishat e dëmtuara rrëzohen në rrugë, Pylli i Sodës i

Fatmirësisht pema e llojit pishë ka rënë në rrugë në një moment ku nuk ka patur makina. Pasi mund të rrezikonte edhe të binte sipër tyre duke shkaktuar dëme të shumta materiale, shkruan A2 CNN.

Pishat e dëmtuara rrëzohen në rrugë, Pylli i Sodës i

Në Pyllin e Sodës ndër vite kanë munguar projektet për pastrimin e pyllit nga drurët e dëmtuar apo ata që rrezikojnë të bien. Kjo gjë ka bërë që dhjetëra pemë të bien çdo muaj duke u kthyer në rrezik për automjetet. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos