Po asistonte në shuarjen e zjarreve, asfiksohet nga tymi nënkryetari i Bashkisë Delvinë

Nga A2 CNN
13 Gusht 2025, 17:14 | Aktualitet

Delvina vijon të mbetet një nga pikat më të nxehta sa i përket situatës nga zjarret në vendin tonë, me vatra që mbeten ende aktive edhe pas betejës së mbrëmshme me flakët, ku u rrezikua edhe vetë qyteti.

Në përpjekjet për shuarjen e flakëve ka qenë i angazhuar edhe Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi, i cili raportohet se ka mbetur i asfiksuar nga tymi.

Xuxi ka qenë i angazhuar së bashku me grupet e emergjencës për kontrollin e situatës dhe evakuimin e banorëve në zonat që rrezikohen nga flakët, por është dërguar në gjendje të rënduar në urgjencë si pasojë e inhalimit të tymit.

Në pamjet e publikuara nga LSA ai shihet duke u transportuar për në spital, ku aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në repartin e urgjencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos