Evakuohen banorët, të gjithë për të mbrojtur Nartën në Gramsh

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
13 Gusht 2025, 14:28 | Aktualitet

Fshati Nartë në Bashkinë e Gramshit u kthye epiqendër të betejës me flakët që kërcënojnë këtë fshat, pasi një ditë më parë dhe gjatë natës u dogjën 6 fshatra të tjerë.

Helikopterët nga ajri, mjete zjarrfikëse dhe efektivë të shumtë nga toka që përpiqen me çdo mjet të mbajnë sa më larg flakët nga banesat e fshatit Nartë. Banorë që me dëshpërim largohen me bagëtitë dhe me kokën pas nga banesat dhe gjithçka kanë siguruar gjatë jetës së tyre.

Kryebashkiaku i Gramshit ndodhet në vendngjarje së bashku me thuajse të gjithë punonjësit e administratës lokale të Gramshit sa për të koordinuar operacionet aq edhe për të bindur banorët të largohen.

Ndërsa mjetet e urgjencës përpiqen të jenë sa më pranë banorëve të traumatizuar. Përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar jetët njerëzore në radhë të parë dhe natyrisht banesat dhe pronat e banorëve të zonës.

Për këtë arsye, në Nartë shkuan edhe drejtuesit të grupit të ndihmës që ka ardhur në vendin tonë së bashku me dy helikopterë për të parë nga afër situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos