Digjet një mjet në lëvizje, shpëton për mrekulli drejtuesi

Nga Belinda Ruçaj
14 Tetor 2025, 22:43 | Kronikë

Digjet një mjet në lëvizje, shpëton për mrekulli

Një mjet ka marrë flakë në lëvizje, në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, pranë fshatit Bushtricë.

Drejtuesi ka shpëtuar për mrekulli, shkruan A2.

Mësohet se makina, e cila funksiononte me sistem benzinë-gaz, është përfshirë menjëherë nga flakët.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë me shpejtësi forcat zjarrfikëse të Bashkisë Librazhd, të cilët kanë arritur të lokalizojnë dhe shuajnë flakët, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit dhe shmangien e ndonjë tragjedie të mundshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos