Spektakël kuqezi, Shqipëria fiton me përmbysje në miqësore ndaj Jordanisë

Nga A2 CNN
14 Tetor 2025, 23:49 | Futboll

Kombëtarja shqiptare fitoi 4-2 miqësoren me Jordaninë në stadiumin “Arena Kombëtare”. Me një formacion thuajse të ndryshuar totalisht nga dueli me Serbinë, Shqipëria bëri një paraqitje pozitive, ndonëse përballë kishte një kundërshtar modest.

Kuqezinjtë e nisën ndeshjen keq, pasi u ndëshkuan nga Al-Rashdan. Megjithatë, kundërpërgjigja erdhi shpejt kur Bajrami goditi fort topin që u devijua nga mbrojtësi i Jordanisë dhe shkoi në rrjetë, shkruan A2.

Fraksioni i dytë foli i gjithi për Kombëtaren shqiptare, që dhuroi spektakël në fushë. Broja, Hoxha dhe sërish Bajrami mbyllën festivalin e golave për skuadren e Sylvinhos.

Në fund, miqtë shënuan me Olwan dhe miqësorja përfundoi me shifrat 4-2.

Një provë e mirë kjo për kuqezinjtë para dy ndeshjeve shumë të rëndësishme në muajin nëntor, kualifikueset në Botëror. Fillimisht, transferta në Andorra, në 13 nëntor, dhe tre ditë më vonë presin në Tiranë gjigantët anglezë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos