Dita Botërore e Gjuhës Rome, zv.ministrja Majko mesazh komunitetit: Ju ftoj ta nderojmë! Dërgoni historinë e familjes suaj

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2025, 08:46 | Aktualitet
Dita Botërore e Gjuhës Rome, zv.ministrja Majko mesazh komunitetit: Ju

Kryeministri  Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm me ndjekësit një mesazh nga zv.ministrja Ina Majko në ditën botërore të Gjuhës Rome.

“Mirëmëngjes dhe me këtë ftesë të veçantë, në Ditën Botërore të Gjuhës Rome, nga përfaqësuesja e parë e këtij komuniteti në qeveri, zv.ministrja Ina Majko, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj zv.ministrja Majko shprehet se mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin romisht, një gjuhë që e ka mbajtur gjallë gjuhën e pashkruar në libra.

“Sot është dita Ndërkombëtare e Gjuhës Rome. Një ditë për të kujtuar se gjuha jonë nuk është thjesht një fjalë. Është kujtesë, rrënjë, është histori. Mbi 10 mijë njerëz në Shqipëri flasin romisht. Një gjuhë që e ka mbajtur gjallë gjuhën tonë të pashkruar në libra, për të ruajtur në zemrat e njerëzve tanë. Sot ju ftoj ta nderojmë këtë histori”.

Ajo i fton të gjithë romët që të dërgojnë historinë e familjes së tyre.

"Nga 5 nëntori deri në 8 prill dërgoni historinë e familjes suaj në [email protected]. Një kujtim, një rrëfim, një copëz krenarie, sepse çdo histori e vogël është pjesë një historie të madhe. Le ta bëjmë atë të dukshme, të fortë e të paprekshme”, shprehet Majko. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos