Probleme me vërshimin e ujërave në aksin Pogradec-Qafë Thanë, lëvizja me një korsi

Nga Artin Halili
10 Janar 2026, 12:20 | Aktualitet

Probleme me vërshimin e ujërave në aksin Pogradec-Qafë

Vijojnë problemet me vërshimin e ujërave në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë. A2 CNN raporton se krahas problematikës me daljen e shtratit pranë fshatit Gur i Kuq ku vijon puna për zhbllokllimin e kulluesit, janë edhe dy zona të tjera në këtë aks që kanë shfaqur probleme në ditën e sotme pranë fshatit Udënisht dhe në Pojskë pranë burgut.

Probleme me vërshimin e ujërave në aksin Pogradec-Qafë

Si pasojë e reshjeve dhe aluvioneve janë bllokuar pusetat kulluese duke bërë që uji dhe aluvione të dalin mbi rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve.

Probleme me vërshimin e ujërave në aksin Pogradec-Qafë

Aktualisht në zonë kanë shkuar mjete dhe po punojnë për të stabilizuar, situatën ndërsa në zonat problematike lëvizja bëhet vetëm me 1 korsi. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos