
Situata në fshatin Bashaj të Bashkisë Selenicë vijon të mbetet problematike edhe këtë të shtunë, pasi rrëshqitjet e dheut nga masivi i malit kanë vazhduar, duke e bërë zonën të pakalueshme.
A2 CNN raporton se si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme, rruga që lidh fshatin me zonat e tjera është bllokuar plotësisht, duke izoluar totalisht banorët. Lëvizja është e pamundur, ndërsa banorët përballen me vështirësi të mëdha për furnizim me ushqime, shërbime shëndetësore dhe ndihmë emergjente.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për pastrimin e rrugës dhe stabilizimin e masivit të dheut, pasi rreziku mbetet i pranishëm dhe situata mund të përkeqësohet nëse kushtet e motit vijojnë të jenë të pafavorshme. (A2 Televizion)