Dëbora përfshin juglindjen, probleme në qarkullim në zonat malore

Nga Artin Halili
11 Janar 2026, 10:27 | Aktualitet

Dëbora përfshin juglindjen, probleme në qarkullim në zonat

Reshjet e dëborës kanë përfshirë gjatë mëngjesit të gjithë juglindjen e vendit, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, kryesisht në zonat rurale dhe veçanërisht në zonat malore, ku trashësia e dëborës ka arritur deri në 15 centimetra.

Të gjitha rrugët nacionale raportohen të qarkullueshme pa probleme, me përjashtim të aksit Qukës–Qafë Plloçë, i cili vijon të mbetet i bllokuar për shkak të shkarjeve masive të shkëmbinjve, shkruan A2 CNN.

Janë të hapura dhe të kalueshme rrugët që lidhin fshatrat turistikë Dardhë dhe Voskopojë, megjithatë qarkullimi kryhet me kujdes të shtuar për shkak të pranisë së dëborës.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin goma dimërore, ndërsa në zonat malore përdorimi i zinxhirëve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe bllokimet në rrugë. Situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos