Aktorja e njohur Renada Caci ishte e ftuar në Dita Jonë për të folur për kafshët shtëpiake dhe afrimitet që ajo ka me to.
Teksa diskutohej situata e disa ditëve më parë ku shumë kafshë u dëmtuan si pasojë e zjarreve që përfshinë vendin, Caci shprehej se pa mëdyshje do të hynte mes flakëve për të shpëtuar këto krijesa.
Mes të tjerash, ajo ndau për publikun dhe historinë e trishtë që kishte përjetuar kur makina kishte përplasur një qen pranë shtëpisë së saj
“Përtej lidhjes emocionale. Qeniet e gjalla meritojnë të jetojnë të gjitha. Nuk ka qeni, apo gjarpri apo fëmija në këto raste. Zjarri është zjarr dhe i djeg të gjithë. Jeta e një njeriut vlen më shumë se e një kafshe. Lidhjen që kam me kafshën, nuk do e mendoja dhe do të hyja dhe ta shpëtoja. Jam një vullnetare për kafshët. Pak ditë më parë pata një rast i fundit. Isha në shtëpi dhe po haja drekë dhe dëgjoj një të qarë qeni. Atë sapo e goditi makina dhe po jepte shpirt. E mora në makinë dhe e çova në klinikë por nuk shpëtoi. E varrosëm. Kam një mikun tim që më ndihmon. Katërkëmbëshi duhet të varroset si njeri, jo të futet në një qese dhe të hidhet. Një gjë e tillë më shkakton ankth dhe pagjumësi. Bëhem sensibël. Kur shoh një kafshë duke vuajtur, nuk e di si më dalin lotët, gjendja ime emocionale është e dobët në ato momente. Këtu në Shqipëri kultura është e varfër për qenushët, macet i afrojnë më shumë, por dalim te çështja e mentalitetit”, tha aktorja e njohur në studion e A2. (A2 Televizion)