Rikthehet “avazi” i Kapshticës për emigrantët, radhë në kufirin grek

Nga A2 CNN
10 Gusht 2025, 09:00 | Aktualitet

Si çdo vit tjetër, mesi muajit gusht sjell me mijëra emigrantë që jetojnë e punojnë në vendet fqinje në atdhe.

Vetëm 5 ditët e fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë me tepër se 37 mijë shtetas.

Ajo që përsëritet edhe njëherë tjetër këtë vit është mungesa e personelit në palën greke dhe puna me sportele të reduktuara në pikën e kalimit kufitar të Krystallopigi. Radha e mjeteve që presin të hyjnë drejt vendit tonë i kalon 2km.

Nga ana tjetër, pala shqiptare është duke punuar me kapacitete maksimale për të evituar radhët e gjata ndërsa në ditët në vijim pritet një numër edhe më i lartë hyrje- daljesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos