Protesta te Bashkia, hidhet molotov mes turmës, protestuesit largohen me vrap (VIDEO)

Nga A2 CNN
28 Maj 2024, 12:17 | Aktualitet

Në protestën e mbajtur të Bashkia e Tiranës, është hedhur molotov edhe mes turmës së protestuesve. Në videon që A2 CNN sjell, shihen teksa protestuesit që ishin aty, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Uniformat blu kanë reaguar menjëherë duke shuar flakët e shkaktuar nga shpërthimet.

Prej disa javësh, tashmë Aleanca për Teatrin, Rithemelimi dhe Partia e Lirisë mblidhen përpara bashkisë së Tiranës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos