Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Egon Loli, i ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, ka komentuar situatën e krijuar nga protestat e studentëve shqiptarë në Shkup, duke theksuar nevojën për reagim nga Shqipëria dhe Kosova.
Ai u shpreh se Tirana dhe Prishtina zyrtare duhet të mbajnë një qëndrim më aktiv në çështje që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në rajon.
“Duhet të ketë më shumë patronazhim mbi këtë identitet të asaj që quhet Maqedonia e Veriut, që pastaj ndoshta në një mënyrë edhe Albini të mos ketë frikë të reagojë pasi ka ndërhyrë në Maqedoninë e Veriut, por edhe Rama të reagojë jo thjesht përmes deklaratave.”, tha Loli.
“Nuk e di realisht se çfarë ka zoti Kurti që nuk reagon, por do duhej të kishte reaguar. Një nga gjërat më të mira që ka bërë Kurti është që ka forcuar marrëdhëniet me Maqedoninë dhe e kam një qasje krejt tjetër. Mos mendoni që jam aq sipërfaqësor. Përkundrazi, edhe përmes kësaj formule që ka ndjekur.”, tha ai
Qindra studentë shqiptarë në Shkup kanë dalë në protestë, duke kundërshtuar moslejimin për të dhënë provimin e jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe. (A2 Televizion)