Protestuesi te rruga e Elbasanit humb ndenjat, merret me barelë nga mjekët

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 17:25 | Aktualitet

Një nga qytetarët që i është bashkuar protestës së Partisë Demokratike te rruga e Elbasanit, pranë Xhamisë së Namazgjasë, ka humbur ndjenjat teksa deputetët Xhelal Mziu dhe Flamur Noka përplaseshin fizikisht me policinë.

Është e paqartë dinamika dhe rrethanat në të cilat protestuesi humbi ndjenjat, por shihen pranë tij qytetarë të tjerë që e ndihmojnë të marrë veten, duke i dhënë edhe shishe me ujë.

Sakaq ka mbërritur edhe ambulanca që ka bërë transportimin e tij drejt spitalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos